Telegrafi

Casillas i lumtur që Eto’o u largua nga Barca

Gjatë kohës që qëndroi te Blaugranët, Eto’o ka shënuar më shumë se 100 gola, dhe prezenca e tij në fushë ka qenë tmerr për çdo portier kundërshtar.

“Jam shumë i kënaqur që Eto’o u largua. Për mua ai ishte një makth”, është shprehur Casillas duke shtuar se “Eto’o dhe Ibrahimovic janë dy lojtarë të mëdhenj” dhe se është i bindur që Ibra do të jetë i suksesshëm në Camp Nou.