Telegrafi

Casillas i bindur se Barcelona do të ngecë

Casillas është i bindur se Barcelona do të dobësohet, veçanërisht pas fillimit jo aq të mirë të vitit e ri, kur barazoi ndaj Villarrealit në La Liga dhe u mposht nga Sevilla në Kupën e Mbretit.

“Lojtarët e Barcelonës janë njerëz dhe është normale që ata të mos mund ta ruajnë të njëjtin ritëm si edhe më parë”, ka thënë Casillas.

I pyetur se me kënd duhet të nënshkruajë Reali, portieri ka thënë duke u qeshur: “Kush e di? Villa, Silva, Cesc…”./Telegrafi/