Telegrafi

Casillas: Duhet të kemi vazhdimësi

“Gjithmonë më ka pëlqyer vazhdimësia dhe besimi, por unë nuk jam ai që i rregulloj këto çështje. Unë gjithnjë do të flas për të zhvilluar sa më mirë të ardhmen e skuadrës, por jo të marr vendime. Që nga konferenca e parë për shtyp, deri tani, e kam parë Manuel Pellegrinin të jetë tejet koherent dhe kompetent. Shpresojmë të kemi stabilitet”.

“Titulli? Gjithçka mund të ndodhë, që nga e mira e deri tek e keqja, por nuk duhet të harrojmë se kemi një ndeshje të cilën duhet ta fitojmë patjetër”, theksoi Casillas për Marca. /Telegrafi/