Telegrafi

Casillas: Do të shkoja në pushime me Ronaldon

Ka pasur zëra se Casillas dhe Ronaldo nuk po flasin, madje edhe kanë krijuar klane në klubin mbretëror, por kapiteni i klubit hedh poshtë këto teori konspirative duke thënë se ai do të shkonte madje në pushime me Ronaldon.

“Në pushime me Ronaldon? Sigurisht se po… por jo me shpenzimet e mia”.

“Cristiano Ronaldo, Pepe dhe Fabio Coentrao kalojnë shumë kohë së bashku, ata janë më njëri-tjetrin si në udhëtimet me kombëtaren ashtu sikurse në klub, ku po qëndrojnë pak më të vequar”.

“Marcelo është humoristi i ekipit, përderisa Mesut Ozil është i drejtpërdrejt dhe nuk dëshiron të flasë. Khedira është i njëjtë dhe kjo nuk e ka penguar Ramosin ta bëjë shok të ngushtë Ozilin”.

“Bashklojtarët e mi më quajnë ‘shalqi’ (gjuhë popullore: bastan), për shkak se koka ime është më e madhe se sa trupi dhe kjo kja qenë gjithmonë”, theksoi Casillas.

Ai vazhdoi të komentonte mbi stilin e pazakontë të veshjes së Benzemas, përderisa sqaron pse nuk i bëhet vonë pse gazetarët bëjnë spekulime për të.

“Të brendshmet e Benzemas janë glamuroze. Ato sigurisht se ju tërheqin vëmendjen. Ato kanë aq shumë ngjyra, sa që nuk lënë pa u vërejtur. Karim është djalosh i vërtet”.

“Duhet që të jeni sa më të thjesht si figurë publike. Duhet të kuptoni pse njerëzit gjithmonë ju fotografojnë, pasi ky është profesioni i tyre, edhe ata duhet të jetojnë”, është shprehur ‘San Iker’.