Telegrafi

Casillas: Do ta fitojmë titullin

“Ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë ta fitojmë titullin. Ne duhet të fitojmë dhe të presim. Barcelona fitoi titullin njëherë në një situatë siç jemi ne, para 17 ose 18 vitesh. Real Madridi është dashur të fitojë ndaj Tenerifes, por pësoi disfatë. Isha shumë i ri, por më kujtohet. U duk e pamundshme për Real Madridin të pësojë disfatë, por pësoi, ndërsa Barcelona e ngriti titullin”.

“Është turp që vetëm një skuadër mund të fitojë titullin, kur dihet që të dyja kanë pasur një sezon fantastik. Barcelona ka përparësinë dhe meriton ta ketë atë. Nuk do të jetë e lehtë ta fitojmë titullin. Gjithçka duket të jetë kundër nesh, por Valladolidi ka për çfarë të luajë, sepse nuk dëshiron të bie në një rang më të ulët. Gjithashtu edhe Malaga ka për çfarë të luajë. Të dyja ndeshjet do të jenë të komplikuara. Shohim çfarë do të ndodhë pas orës 21:00”, deklaroi Casillas për faqen zyrtare të Realit.

Real Madridi i shkon Malagas, ndërsa Barcelona pret Valladolidin, në javën e fundit dhe vendimtare të La Ligas, kurse të dyja ndeshjet zhvillohen të dielën me fillim nga ora 19:00. /Telegrafi/