Pas humbjes ndaj Juventusit ka folur portieri i Portos, Iker Casillas.
Portieri spanjoll ka refuzuar të flas rreth të ardhmes së tij, por ka pranuar se dëshiron të qëndrojë te Porto.
“Duhet të përqendrohem vetëm në fushë, ka kohë për të folur për gjëra të tilla me kubin”.
“Ajo që unë mund të them tani është se më pëlqen shumë të qëndroj këtu”, ka thënë Casillas.
Klubi portugez nga Zonja e Vjetër në Ligën e Kampionëve humbi me rezultat përfundimtar 3-0. /Telegrafi/