Telegrafi

Casillas dëshiron Puyol të qëndrojë në kombëtare

Casillas shpreson se mbrojtësi i Barcelonës, i cili u raportua se ka vendosur të heqë dorë nga kombëtarja, mund të bindet për të qëndruar.

“Ai ka idetë e tij. Ai më ka thënë se ajo çfarë dëshiron ishte Kupa e Botës dhe mendoj se ai do t’i thotë lamtumirë (Spanjës), por tash të gjithë jemi të lodhur. Ai është shumë i nevojshëm për ekipin dhe ai mund të qëndrojë deri në vitin 2012”, ka thënë Casillas. /Telegrafi/