Site icon Telegrafi

Casillas i bashkohet stafit të Portos, ndërkohë që po rikuperohet nga sulmi në zemër

Iker Casillas (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Iker Casillas do të bëhet pjesë e stafit të Portos, derisa vazhdon të rikuperohet nga sulmi në zemër që pati në muajin maj. Ish-portieri i Real Madridit nuk dëshiron të tërhiqet nga futbolli, por do të largohet nga fusha për një kohë.

Portieri 38-vjeçar do të krijojë një bashkëpunim me lojtarët e skuadrës në cilësinë si një ndihmës-trajner, me Porton që e lë derën e hapur për spanjollin për një rikthim të mundshëm në fushën e gjelbër në të ardhmen.

Iker Casillas (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

“Unë do të bëj diçka ndryshe nga ajo që kam bërë më parë, që të isha në fushë. Do të përpiqem të krijoj një lidhje mes ekipit dhe klubit. I pari i Portos, Sergio Conceicao, më tha se ai donte që unë të qëndroja pranë tyre, pranë lojtarëve, në afërsi të të rinjve, sepse do të kishte shumë ndryshime”.

“Do të përpiqem t’i ndihmoj shokët e ekipit tim. Jemi duke u përgatitur që të kemi sezonin më të mirë të mundshëm. Mbeten ende pak javë para fillimit të ndeshjeve zyrtare”.

Lexo po ashtu Tjetër lajm i rëndë në familjen e Casillas, gruaja e tij Sara Carbonero është diagnostikuar me kancer

“Le të shpresojmë se mund të kemi një sezon të madh së bashku dhe të fitojmë ligën, kupat dhe të bëjmë më të mirën që mundemi në Evropë”, ka thënë Casillas për “Porto Canal”.

U mendua fillimisht e portieri veteran do të pensionohej nga futbolli pas sulmit që pësoi në zemër në maj të këtij viti, mirëpo ai tani do të ketë mundësinë që të mësojë më shumë për punën e trajnerit, që mund t’i nevojitet për të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version