Kjo e premte ishte një mëngjes shumë i veçantë, por edhe i trishtuar në Valdebebas, e gjitha për shkak të së ardhmes së Casemiros, që do të jetë larg Spanjës.
Braziliani po jeton momentet e fundit në Real Madrid dhe iu ka thënë lamtumirë bashkëlojtarëve të tij, shumica e të cilëve ishin të vetëdijshëm më parë për situatën përmes mediave.
Shumë nga futbollistët e kampionit aktual të Evropës nuk e dinin dhe nuk donin ta besonin që Casemiro po largohej. Kjo pasi mesfushori nuk u kishte komentuar asgjë pjesës më të madhe të skuadrës, të cilët megjithatë, duke parë zhvillimin e ngjarjeve në media, kishin frikë për largimin e tij.
Casemiro to Man United, here we go! Real Madrid accepted all details of the bid, clubs preparing contracts right now. €60m fixed fee, €10m add-ons 🚨🔴🇧🇷 #MUFC
Casemiro has full agreement on four year deal, option until 2027.
Medical and then visa to be sorted during weekend. pic.twitter.com/tiuAdkCR81
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 19, 2022
Këtë të premte Casemiro, si zakonisht, mbërriti në Real Madrid City shumë më herët. Mendja e tij është në Mançester, por kjo nuk po zvogëloi në asnjë minutë profesionalizmin e tij.
Pas takimit me Ancelottin, në një takim ku u kuptua se çfarë do të ndodhë në orët në vijim, ai ka biseduar edhe me kolegët e tij.
Marca shkuan se nuk ka pasur shumë ceremoni dhe se momenti ka ndodhur në mënyrë shumë informale.
🔴🎥⚽ 𝙀𝙉 𝘿𝙄𝙍𝙀𝘾𝙏𝙊 | ¡Último entrenamiento antes del #CeltaRealMadrid! https://t.co/b8L53vyf3S
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 19, 2022
Më pas mesfushori e ka nisur seancën me grupin… por nuk e ka përfunduar./Telegrafi/