Casemiro do të bëhet lojtari i tretë më i paguar në Manchester United, pas kompletimit të transferimit nga Real Madridi.
Braziliani i është bashkuar skuadrës që drejtohet nga Erik ten Hag në një marrëveshje prej 70 milionë euro plus dhjetë milionë bonuse.
Dhe për ta bindur pesë herë fituesin e Ligës së Kampionëve që të largohej nga Reali, Unitedi i ka dyfishuar pagën lojtarit.
Casemiro do të fitonte 412 mijë euro në javë në Manchester United, duke e bërë atë lojtarin e tretë më të paguar në klub.
Mesfushori do të ishte vetëm pas Cristiano Ronaldos dhe David de Geas, ndërsa do të ishte i barabartë me atë që fiton Jadon Sancho.
Braziliani ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026, me një vit tjetër shtesë si opsion.
Natyrisht se Casemiro shihet si një përforcim i madh për Unitedin, mirëpo Rio Ferdinand bëri të ditur se klubi ka stërpaguar për kartonin e tij, pasi ai është 30-vjeçar. /Telegrafi/