Telegrafi

Casemiro: Reali e di se çfarë duhet të bëje ndaj Bayern

Pavarësisht se skuadra ka avantazhin 2-1 nga ndeshja e parë në Munich, por për Casemiron nuk ka asgjë të sigurtë dhe ai është gati për të ndjekur urdhrat e Zinedine Zidane në mënyrë që të kalohet tutje.

Mesfushori përgëzoi trajnerin dhe mënyrën se si ka ndërtuar ekipin, duke iu referuar përgatitjeve përpara të dyja ndeshjeve.

”Zidane po bën një punë të shkëlqyer,” potencoi Casemiro në dhomën e konferencave.

”Ai na ka bërë shumë të qartë se çfarë duhet të bëjmë në ndeshjen e parë dhe ne veçse e dimë se çfarë duhet të bëjmë të Martën.”

”Duhet të luajmë lojën tonë. Do të jetë e vështirë sepse nëse pësojmë, mund të kemi probleme.”

”Shpresojmë që tifozët të na mbështesin sepse do të jetë e rëndësishme për ne.”

Kur u sugjerua që Real Madridi mund të kualifikohet në gjysmëfinale dhe mesfushori mund të mos luaje ndeshjen e parë nëse ndëshkohet me karton të verdhë, 25 vjeçari përjashtoi idenë që Madrilenët të mendojnë se kanë kaluar tutje.

”Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë sepse Bayern janë shumë të rrezikshëm,” potencoi ai.

”Përballja nuk ka mbaruar akoma sepse ata kanë lojtarë kualitativ.”

”Në ndeshjen e parë morëm një rezultat të mirë, por ne duam të fitojmë këtë ndeshje dhe të kalojmë tutje. Nuk mund të ndryshojmë mentalitetin tonë.”

I pyetur për mundësinë e të luajturit në qendër të mbrojtjes përkrah Sergio Ramos apo Nacho Fernandez – dy mbrojtësit e vetëm të mbetur – mesfushori defenziv potencoi se nuk ka frikë.

”Nuk më bën përshtypje nëse luaj në qendër të mbrojtjes, apo portier,” u tall ai.

”Dua të ndihmoj Real Madridin të fitoje, edhe pse ndjehem më rehat në mesfushë.”

Njëra nga arsyet pse ndjehet rehat në mesfushë është sepse ai është zhvilluar nën vështrimin e Xabi Alonsos, që do t’a ketë përballë në ndeshjen e nesërme.

”Alonso është një lojtarë nga i cili kam mësuar shumë këtu në Madrid pasi që ai ka shumë kualitet.”

”I urova fat kur u largua dhe i uroj akoma, edhe pse shpresoj që nesër të mos ketë një ndeshje të mirë.”