Telegrafi

Casemiro: Po ndjejmë presion në Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro ka thënë se skuadra tani është nën presion në Ligën e Kampionëve. 

Të besuarit e Zinedine Zidanes humbën 3-0 jashtë fushe nga PSG, për të barazuar sot 2-2 në shtëpi me Club Brugge.

“Po kemi probleme që ta marrim rezultate në Ligën e Kampionëve, kjo tashëm duket”.

Real Madrid . (Foto/Getty Images/Guliver)

“Rezultatet tona tregojnë se jemi në pozitë të keqe për kualifikim. Ende është në duart tona, dhe do ta mbrojnë vetëm me kualifikim”.

“Nuk ishte rezultati që e prisnim në shtëpi, por reaguam pasi pësuam dy gola”, ka thënë Casemiro.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Real Madrid 2-2 Club Brugge: Një djalosh i ri yll i ndeshjes

Real Madridi do të luajë dy ndeshje me Galatasaryn. /Telegrafi/