Telegrafi

Casemiro nuk është më i paprekshëm, Reali i ka caktuar çmimin

Real Madridi po përgatitet për një revolucion në skuadër dhe nga prurjet që tentojnë t’i bëjnë, duhet fillimisht t’i largojnë disa lojtarë.

Sipas asaj që raporton UOLEsporte, Los Blancos kanë një listë me largimet që duan t’i bëjnë në afatin kalimtar veror.

Derisa pak kush e ka menduar, aty gjendet edhe Casemiro, që Real Madridi është i gatshëm ta shesë për ofertën e duhur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Casemiro

Nëse ndonjë skuadër ofron 50 milionë euro, atëherë mund ta ketë kartonin e brazilianit në verë.

Paris Saint-Germain dhe Juventusi thuhet se janë në garë për transferimin e tij, ndërsa mbretërit kanë nën shënjestër Paul Pogban dhe Aurelien Tchuoamenin.

Casemiro nuk dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”,mirëpo është klubi spanjoll që nuk e sheh më si të pashitshëm. /Telegrafi/