Telegrafi

Casemiro: Nuk e ndryshoj stilin e lojës

Mesfushori i Real Madridit, Cesemiro e ka mbrojtur stilin e tij të lojës edhe përkundër shumë ndëshkimeve me kartonë të verdhë.

Reprezentuesi brazilian ishte afër të ndëshkohet me kartonin e tij të të dytë të vedhë në fitoren 4-1 ndaj Celta Vigos, por gjyqtari Martinez Munuera nuk tregoi kartonin për Casemiron.

“Faulli i parë ishte i verdhë, nuk ka dyshime, por te i dyti nuk ekzistoi kontakti”, ka theksuar fillimisht Casemiro për Cadena Ser pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Kush guxon dhe fiton, tifozi i vogël e ndërpreu intervistën e drejtpërdrejtë të Casemiros për t’ia kërkuar fanellën (Video)

“Nuk do ta ndryshoj stilin tim të lojës”, përcjell Telegrafi.

“Në 100 ndeshje te Madridi asnjëherë nuk jam dëguar jashtë me kartonë të kuq”, përfundoi mesfushori brazilian.

Casemiro ka marr 13 kartonë të verdhë në 37 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon me Los Blancos. /Telegrafi/