Site icon Telegrafi

Casemiro: Jam lojtar i rritur në Real Madrid, jam në shtëpi

Casemiro është shprehur se ndihet si një lojtar i shtëpisë në Real Madrid, pasi ka luajtur në ekipin e të rinjve.

Mesfushori iu bashkua Los Blancos nga Sao Paulo në moshën 20 vjeç dhe luajti për Castilla në rangun e dytë të futbollit spanjoll.

“Ishte gjithmonë një nder dhe kënaqësi të takoheshim në ekipet e të rinjve”.

“Jese [Rodriguez] ishte në atë ekip të Castilla, pastaj Lucas Vazquez, [Alvaro] Morata, Nacho [Fernandez], [Denis] Cheryshev…”.

“Ishte diçka vërtet e mahnitshme sepse mësova gjëra që pak njerëz i dinë”.

“Ndihem si një lojtar i shtëpisë”, ka thënë braziliani.

Casemiro dhe Zidane kanë fituar shumë së bashku

Ai tani është pjesë integrale e mesfushës së Real Madrid dhe ka luajtur përkrah të emrave si Toni Kroos dhe Luka Modric, si dhe Fede Valverde këtë sezon.  /Telegrafi/

Exit mobile version