Telegrafi

Casemiro thumbon Barcelonën

Mesfushori brazilian Casemiro ka zhvilluar ndeshjen e jetës së tij në ‘El Clasico’ përballë Barcelonës.

Braziliani i Real Madridit ka shkëlqyer në mesfushë duke ndërprerë shumë aksione dhe duke bllokuar treshen Messi, Suarez, Neymar.

Casemiro ka deklaruar se forca e Barcelonës nuk është ajo si e mendojnë të gjithë dhe se Reali ka bërë detyren duke fituar.

“Kundër Barcelonës kemi bërë vetëm detyrën. Menduam se do të ishte e vështirë, por Barça nuk është aq e frikshme sa mendohet. Trajneri ynë, Zidane ka deklaruar edhe më parë që kërkonim hakmarrjen, ndaj dhe ia kemi dalë mbanë”.

“Jam i lumtur që luaj në Madrid dhe falënderoj Zotin që jam pjesë e Real Madridit”, ka thënë Casemiro në një intervistë ekskluzive për gazetën madrilene“Marca”.

“Tek Reali kam gjetur një mbështetje të flaktë nga tifozët dhe në çdo ndeshje përpiqem të jap më të mirën për t’i bërë të lumtur. “El Clasico”-n e fituam, tashmë e gjithë vëmendja jonë do të jetë tek Liga e Kampioneve”, ka thënë braziliani. /Telegrafi/