Telegrafi

Casemiro i bën të lumtur Krossin dhe Modricin

Sikurse Sanco Panza te Don Kishoti, ashtu edhe te Real Madridit është Casemiro që qëndron gjithmonë pas Toni Kroosit dhe Luka Modric.

Një lojtar shumë inteligjent që ruan rolin e tij dhe mbron ato të shokëve.

Atij i është dhënë shumë besim nga Zinedine Zidane me sistemin e tij.

Më herët pozicionin para mbrojtjes e mbanin Modric dhe Kroos, por tash e tutje janë të dy që po luajnë më përpara dhe golat nuk po iu mungojnë.

Lexo po ashtu Supergol i Kross, Reali rikthen epërsinë (Video)

Kroos ka shënuar vetëm katër herë me Realin, por ka shënuar 22 gola te Bayern Munich në katër sezone, duke përfshirë nëntë në sezonin 2012/13.

Modric po ashtu luan bukur kur luan si mesfushor sulmues siç ka bërë sa ishte në Angli te Tottenham dhe te Kombëtarja e Kroacisë, shkruan Marca.

Ai kishte shënuar 17 gola në katër sezone te Tottenham, ndërsa 32 te Dinamo Zagreb sa luante në rolin e 10-shit.

Braziliani është ai që është duke i mbajtur balancat duke ju dhënë këtyre dy mesfushorëve më shumë lirë, ndërsa tri goditje e para në portë kundër Celtas ishin nga kroati dhe gjermani.

Lexo po ashtu Modric dëshiron të pensionohet te Reali

Kroos shënoi gol në atë ndeshje, duke i dhënë tri pikë skuadrës.

Tashmë pritet që të shohim më shumë gola nga këta dy lojtarë, pasi shpina e tyre është e ruajtur nga Casemiro. /Telegrafi/