Të gjithë tashmë e dinë për akademinë e famshme të Barcelonës, ‘La Masia’ e cila për gjatë viteve ka prodhuar disa yje të mëdhenj të futbollit botëror.
Rrugës për t’u bërë një i tillë duket se është edhe mesfushori Marc Casado i cili këtë sezon po shkëlqen nën urdhrat e trajnerit Hansi Flick.
Casado tani ka shpjeguar se si funksionon sistemi i të rinjve tek Barça duke thënë se lojtarët adaptohen shumë shpejtë për të luajtur në ekipin e parë.
“Ju përpiqeni të bëni atë që keni bërë për shumë vite. Klubi na përgatit neve shumë mirë në kategoritë e ulëta kur mundësi të tilla na vijnë”.
“Puna me akademinë e të rinjve është e shkëlqyeshme. Është evidente me lojtarët që po kalojnë në ekipin e parë”, ka thënë Casado fillimisht.
“Të rinjtë e moshave 17 apo 18-vjeçare po luajnë në ekipin e parë dhe mund ta shihni se sa janë të përgatitur ata”.
“Ka një atmosferë të mirë në dhomën e zhveshjes dhe këtë mund ta ndjeni në fushë. Ka një lidhje të fortë mes lojtarëve, që i sjellë të mira ekipit”.
“Përzierja mes veteranëve dhe lojtarëve të rinj që vijnë nga akademia po punon shumë mirë”, përfundoi ai./Telegrafi/