Gjykata e Arbritrazhit sportive (CAS), do të nisë ta shqyrtojë ankesën e Federatës serbe të futbollit.
FSS ka bërë ankesë ndaj vendimit të UEFA-s për pranimin me të drejta të plota të Federatës së Futbollit të Kosovës në shtëpinë më të madhe evropiane.
FFK u pranua me të drejta të plota në UEFA më 3 maj të këtij viti ku kishte 28 vota pro dhe 24 tjera kundër.
Federata serbe ka vlerësuar se pranimi i Kosovës në UEFA ka qenë një shkelje e statusit.
Në deklarata të mëhershme zyrtarët e FFK-së kanë thënë se nuk duhet të shqetësohemi pasi Kosova është pranuar në UEFA sipas rregullores së kësaj të fundit. /Telegrafi/