Site icon Telegrafi

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) vendosi në lidhje me ankesën e paraqitur nga Federata Rumune e Futbollit (FRF) lidhur me vendimet e ndeshjes Rumani-Kosovë dhe refuzoi ankesën e Federatës Rumune. Gjobat prej 128 mijë eurosh dhe sanksioni për të luajtur ndeshjen me Bosnjë-Hercegovinën (21 mars) me dyer të mbyllura mbeten në fuqi.  

Më 15 nëntor 2024, ndeshja e Ligës së Kombeve ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës u ndërpre pasi kosovarët u larguan nga fusha giatë kohës shtesë, duke refuzuar të rifillojnē ndeshjen, duke akuzuar tifozët rumunë për thirrje të supozuara diskriminuese apo raciste.

Pesë ditë më vonë, UEFA i dha fitoren Rumanisë në tavolinë me rezultat zyrtar 3- 0, por Federata Rumune e Futbollit mori gjoba të ndryshme me vlerë 128 mijë euro dhe sanksioni për të luajtur ndeshjen e radhës në shtëpi pa shikues. Domethëne me Bosnje-Hercegovinën, e planifikuar për 21 mars 2025 në eliminatoret e Kupës së Botës.

Lexo po ashtu Të gjitha dënimet që UEFA ia shqiptoi Rumanisë për ndeshjen Kosovës

Sanksionet e marra nga FRF pas Rumani-Kosovë mbeten në fuqi edhe pas ankesës në CAS!

Zyrtarët e FRF i konsideruan sanksionet si jo-proporcionale dhe i apeluan ato në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Gjyqtarët e CAS diskutuan dhe shpallën vendimin sot.

CAS e hodhi poshtë ankesën, duke vendosur se sanksionet e vendosura ndaj FRF nuk ishin joproporcionale.

‘Kolegji i gjyqtarëve vendosi se sjellja e keqe e kryer nga tifozët rumunë ishte serioze dhe se sanksionet ishin në përputhje me Rregulloret Disiplinore të UEFA-s, jo disproporcionale. Për rrjedhojë, vendimet u lanë në fuqi nga paneli i CAS”, thuhet në njoftimin e CAS-it.

Në anën tjetër, sa i përket ankesës së Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), CAS- i nuk ka marrë  ende një vendim dhe ankesa ështe ende në shqyrtim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version