Gjykata e Arbitrazhit Sportiv [CAS] në Lozanë të Zvicrës ka pranuar kërkesën e skuadrës shqiptare, Skënderbeut, për t’ia rikthyer titullin kampion të sezonit 2015–2016 të hequr nga Federata Shqiptare e Futbollit [FSHF].
Komisioni i Etikës pranë FSHF-së kishte marr vendim për t’ia hequr titullin kampionat për sezonin 2015-16 Skënderbeut.
Megjithatë, argumentet e paraqitura nga klubi korçar dhe strategjia e tyre mbrojtëse në CAS kanë rezultuar pozitivisht.
Kjo pasi paneli i gjyqtarëve të CAS-it ka hedhur poshtë vendimin e Komisionit të Etikës në FSHF dhe ka vendosur t’ia rikthej titullin kampion Skënderbeut.
Ky lajm është konfirmuar nga vet klubi i madh shqiptar nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook.
“CAS ka pranuar kërkesën e KF Skënderbeu për të kthyer titullin e sezonit 2015-16 të hequr nga komisioni i etikës! Të Duam Skënderbe!”, shkruan në postimin e bërë nga faqja e Skënderbeut.
Ky vendim i marr nga CAS shton optimizmin në kampin korçar edhe për çështjen tjetër të madhe, atë të pezullimit 10-vjeçar të Skënderbeut nga garat evropiane.
Drejtuesit e klubit korçar janë të bindur që CAS-i do t’u japë të drejtë edhe në këtë çështje, duke rrëzuar vendimin e komisioneve juridike në UEFA. /Telegrafi/