Telegrafi

CAS konfirmon: Ribery mungon në finale

Apeli i Bayernit u refuzua nga UEFA javë më parë, para vendimit definitiv nga CAS. Megjithatë ky vendim bie ndesh me pohimet e Bayernit, që duhet t’ia bëjë pa njeriun kryesor.

“Paneli i CAS ka hedhur poshtë apelin dhe konfirmon suspendimin prej tre ndeshjesh për futbollistin e Bayernit të Munichut, Franck Ribery. Sipas kësaj, futbollisti nuk do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve. Arsyet e këtij vendimi publikohen ditëve në vijim”, thotë një komunikatë e lëshuar nga CAS. /Telegrafi/