Telegrafi

Carvalho në Milano, për të nënshkruar me Interin?

Carvalho, 32 vjeç, kaloi gjashtë sezone të suksesshme te Chelsea, por spekulimet se Ancelotti nga sezoni i ardhshëm do të luajë në mbrojtje me Terryn dhe Alex, kanë bërë që Carvalho të mos jetë i qetë dhe të lidhet me kampionin e Evropës, Inter.

Sipas Corriere della Sera, ish-mbrojtësi i Portos, është duke kërkuar një sfidë të re dhe mund të bëhet transferimi i parë i Rafa Benitezit. Carvalho ende është duke u konsideruar një nga mbrojtësit më të mirë të Evropës. /Telegrafi/