Telegrafi

Carvalho: Kalimi te Reali, ëndërr

“Nëse ekziston mundësia që të nënshkruaj me Real Madridin, atëherë do të shkoja atje qoftë duke vrapuar apo duke notuar. Do të ishte ëndërr po qe se do të kisha mundësinë të luaj për Realin, të cilin e konsideroj si klubin më të mirë në botë dhe të isha nën drejtimin e trajnerit më të mirë në histori të futbollit”.

“Me Jose Mourinhon, unë përjetova dy faza të mrekullueshme te Porto dhe Chelsea. Të kem rastin për të fituar Ligën e Kampionëve me të te Real Madridi do të ishte fantastike”, ka thënë Carvalho për AS. /Telegrafi/