Telegrafi

Carvalho do të largohet nga Chelsea

31-vjeçari pati një sezon të fundit jo të këndshëm për të, të shoqëruar me lëndime dhe me mosaktivizim. Portugezi luajti vetëm 12 ndeshje në Premier League këtë sezon.

“Jam i hapur për klubet të cilat më dëshirojnë. Por para se të kontaktojnë me mua, duhet të merren vesh me Chelsean. Jam i gëzuar që disa klube interesohen për mua”, ka thënë Carvalho.

“Kisha katër vite të shkëlqyeshme në Chelsea, deri te ky që nuk ishte shumë i mirë, dhe mund të quhet si më i keqi në karrierën time. Nuk isha në formë pasi nuk luajta. Por, edhe nëse nuk bëj transfer, do ta kem mirë edhe në Chelsea”, ka shtuar portugezi.

Carvalho së fundi u lidh me një transferim tek kampioni i Italisë, Interi, ku ai do të mund të ribashkohej me trajnerin Jose Mourinho.