Telegrafi

Carvalho: Do ta fitojmë Kupën e Mbretit

“Synimi jonë është ta fitojmë titullin, por kjo ka qenë e vështirë të bëhet. Në Ligën e Kampionëve ju keni nevojë për fat dhe të luani mirë në të dyja ndeshjet. Tani duhet të luajmë për kupën dhe të bëjmë të pamundurën ta fitojmë”.

“Ne e dimë rëndësinë e ndeshjes dhe duhet të tentojmë të bëjmë gjithçka për ta fituar këtë trofe. Ne duam ta fitojmë atë dhe t’i bëjmë dhuratë drejtuesve të klubit dhe tifozëve tanë”, u shpreh Carvalho.

Real Madridi përballet me Atletico Madridin të premtën në Santiago Bernabeu në finalen e Copa del Rey. /Telegrafi/