Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, ka lansuar një sulm spektakolar ndaj ish-trajnerit Jose Mourinho.
Carvajal ishte dërguar te Leverkuseni kur Mourinho ishte trajner i Realit.
“Kur unë u ktheva, ishte sikur të kisha pasur pushim një vit”.
“Isha i përgatitur për ekipin e parë, por tarjneri nuk llogariti në mua. Unë preferova që të kaloj në ndonjë ekip tjetër se sa të luaj për ekipin e dytë të Realit”.
“Unë u largova me idenë për t’u kthyer dhe kështu edhe funksionoi”, potencoi Carvajal. /Telegrafi/