Revolucioni veror i Real Madridit kurrë nuk u bë realisht në afatin kalimtar veror, por Dani Carvajal nuk mendon se është e lehtë të rregullosh një skuadrën nga Santiago Bernabeu.
Kishte shumë biseda përpara afatit kalimtar në lidhje me ndryshimet rrënjësore pas kthimit të Zinedine Zidane, por përveç Eden Hazardit, nuk ka mbërritur asnjë superylli i vërtetë.
“Gjithmonë flitet për një revolucion. Por, në një ekip si Real Madridi, ku të gjithë duan të jenë dhe jo të gjithë duan të largohen, nuk është e lehtë”, ka thënë fillimisht Carvajal për Radio Marca.
“Lojtarët si Hazard , [Eder] Militao , [Ferland] Mendy, kanë ardhur për të na ndihmuar, dhe unë mendoj se kjo është për të komplimentuar një skuadër të shkëlqyeshme”.
Sezoni nuk ka filluar siç ishte planifikuar për Madridin, por Carvajal nuk shqetësohet akoma.
“Njerëzit mund të mendojnë se ne kemi barazuar dy herë në tre ndeshje, kështu që fantazmat e vitit të kaluar po kthehen. Por, ndjenja nga brenda nuk është e keqe”.
“Është e vërtetë që duhet të jemi më të fortë në sulm dhe mbrojtje, por përsëri do të bëjmë gjëra të mëdha”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/