Mbrojtësi i djathtë i PSG-së, Dani Carvajal do të mungojë në ndeshjen e parë të eleminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Në dhjetor, institucioni më i lartë i futbollit evropian ka suspenduar reprezentuesin spanjoll për dy ndeshje për shkak të kartonit të verdhë të marrë ndaj APOEL-it.
Por, UEFA me anë të një komunikate ka konfirmuar se Carvajal do ta kryej suspendimin në ndeshjen ndaj PSG-së.
“Apeli i UEFA-s u takua më 1 shkurt pas apelit të bërë nga Reali kundër vendimit të komunikuar nga trupi disiplinor dhe etik i UEFA-s më 7 dhjetor që urdhëroi Dani Carvajalin të suspendohet për dy ndeshje”.
“Apeli i bërë nga Reali është hedhrur poshtë dhe vendimi i komisionit disiplinor i marrë më 7 dhjetor është konfirmuar”.
“Duke parë se Carvajal nuk luajti ndaj Dortmundit më 6 dhjetor, lojtari duhet të kryej edhe një ndeshje të suspendimit sipas vendimit të shqiptuar”, shkruan në komunikatën e UEFA-s.
Kjo është goditje e radhës për Zidanen i cili do të ketë probleme për ndeshjen e parë në mungesë të lojtarit.
Reali pret Parisin në Bernabeu më 14 shkurt dhe udhëton në Parc des Princes për ndeshjen kthyese më 6 mars.
/Telegrafi/