Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, ka folur në konferencën për media para ndeshjes ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.
Spanjolli është i vetëdijshëm për vështirësinë e takimit dhe kështu ka kërkuar nga bashkëlojtarët të japin më të mirën.
“Duhet të tregojmë versionin tonë më të mirë. Besoj se do marrim tre pikë”, ka thënë i motivuar Carvajal.
“Por luaj shumë dhe po ndihem në maksimum të formës”.
“Pak alternativa? Achraf Hakimi po mëson shpejt, por unë nuk kam nevojë për konkurrencë për t’u përmirësuar”.
“Konkurrenca më e mirë është vetja ime”, ka shtuar spanjolli.
Ndeshja është në kudër të ndeshjeve të dyta në Grupin H.
Los Blanocs renditën të parët me tre pikë, aq sa Tottenhami. Kubi nga kryeqyteti spanjoll ndeshjen e parë e fitoi ndaj Apoelit me rezultat 3-0. /Telegrafi/