Real Madridi njoftoi tifozët se Dani Carvajal nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Espanyoli.
E gjitha kjo pasi spanjolli është diagnostikuar me një infeksion viral që prek membranën që mbështjellë zemrën (perikardin).
Ende nuk është bërë e ditur se sa serioze është kjo, apo sa do të mungojë, por dyshohet se lojtari do t’i mungojë Los Blancos për gjashtë ndeshje.
Simptomat e një perikarditi (inflamacion i perikardit) mund të jenë të ngjashme me infarkt në zemër në rast se infeksioni është serioz, por më shpesh paraqitet si një dhimbje e menjëhershme në gjoks.
Carvajal kohëve të fundit kishte rinovuar kontratën me Realin deri në qershor të 2022.
Mbrojtësi me shumë mundësi do të humbas edhe dy ndeshjet e ardhshme me Spanjën.
Lojtari pritet të zëvendësohet nga talenti Achraf Hakim, pasi Theo Hernandez dhe Marcelo janë të lënduar.
Vlen të theksohet se Carvajal është prodhim i akademisë së Los Blancos. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=FDitvStbATc