Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, Dani Carvajal, ka folur pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Ai e pranoi që Man City ishte më lartë në këtë ndeshje, që u mbyll me rezultat 4-0 në të mirë të anglezëve.
“Ne mund të kuptojmë se Man City ishte më i mirë, diçka na mungonte. Nuk ishte qëndrimi që na mungonte, por e lejuam veten të shtypeshim shumë”.
🖤 HALA MADRIIIIIIIIIID! 🖤
✨ #UCL ✨ pic.twitter.com/KOJ5upEf50— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) May 17, 2023
“Në pjesën e dytë, ne patëm momentet tona më të mira. E dinim që City ishte shumë i fortë në shtëpi, por pas ndeshjes së parë ne mbetëm me ndjenjën se mund të ishim më mirë se kjo këtu – më mirë në top”.
“Ne jemi Real Madridi, do të kthehemi më të fortë dhe do të punojmë shumë që në sezonin e ardhshëm në këtë fazë të turneut”, ka thënë Carvajal.
Real Madridi ishte kampion në fuqi dhe u eliminua në gjysmëfinale. /Telegrafi/