Telegrafi

Carvajal kërkon të jetë gati për ndeshjen derbi me Atleticon

BARCELONA, SPAIN - AUGUST 13: Daniel Carvajal of Real Madrid looks on during the Supercopa de Espana Supercopa Final 1st Leg match between FC Barcelona and Real Madrid at Camp Nou on August 13, 2017 in Barcelona, Spain. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images,)

Kur Real Madridi është duke kaluar një periudhë të vështirë, Dani Carvajal pritet që të kthehet në aksion me 18 nëntor.

Përderisa u fol se ai do të mungojë vetëm dy javë, Carvajal pritet të bashkohet me ekipin kur shihet që trupi dhe organet e tij janë të afta të qëndrojnë të stabilizuara, kur luan futboll në nivel të lartë.

Kjo sëmundje ka bërë që ai ta humb pjesën më të madhe të këtij kampionati, por qëllimi i tij dhe i klubit është kthimi në ndeshjen me Atletico Madridin.

Për këtë ndeshje ka edhe 15 ditë, ku pritet që ai të jetë gati për takimin në Wanda Metropolitano.

Carvajal është i vendosur të kthehet për këtë ndeshje dhe ai ka njoftuar trajnerët.

Vendimi përfundimtar, megjithatë, do të merret nga Zinedine Zidane.

Trajneri francez ka folu çartë, duke thënë se lojtari nuk do të rrezikohet për asnjë moment derisa të jetë në gjendje optimale. /Telegrafi/