Site icon Telegrafi

Carvajal ka pësuar lëndim të rëndë, zgjerohet lista e lojtarëve që mungojnë te Real Madridi

Dani Carvajal nuk u rishfaq pas pushimit në fitoren 2-0 të Real Madridit në shtëpi kundër Granadës fundjavën e kaluar.

Pas ndeshjes, Carlo Ancelotti konfirmoi se mbrojtësi kishte pësuar një mbingarkesë muskulore.

“Më është dashur të inkuadroj Lucas Vazquez sepse Dani duket se ka një mbingarkesë muskulore. Ai do t’i nënshtrohet testeve”, bëri të ditur Ancelotti.

Lexo po ashtu Ridizajnimi i "Santiago Bernabeut" duket se ka 'dështuar' - tifozët shfaqin pikat e dobëta

Këto teste tani kanë konfirmuar se Carvajal ka pësuar një lëndim të muskujve të shputës në këmbën e majtë. Është një lëndim i rëndë që do ta mbajë jashtë për një periudhë të konsiderueshme.

Sipas Fabrizio Romano, Carvajal do të mungojë tre deri në katër javë dhe ai është i vendosur të kthehet për Superkupën e Spanjës, që është në janar.

Është një tjetër goditje për Real Madridin që tashmë ka shtatë lojtarë të lënduar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version