Anësori i Real Madridit, Dani Carvajal, është shfaqur në konferencën për shtyp para ndeshjes kthyese El Clasico ndaj Barcelonës.
Ai u pyet për shumë tema nga gazetarët, e mbi të gjitha mbi incidentin me Luis Suarezin.
“Është sulmues i madh, i cili bën shumë duele dhe normal që mund të ketë fërkime. Unë besoj se të dy e dimë se çka ndodh në fushë mbetet në fushë. Për dënime janë gjyqtarët dhe komisionet disiplinore. Puna e penaltisë është gjë që përcakton edhe tituj, andaj duhet kujdes i veçantë”, potencoi Caravajal.
Ai shtoi se dënimi i Ronaldos është i tepruar dhe nervozoi ekipin.
“Është vërtet një dënim i tepruar, por nuk dua që të ndërhyj te referimi. Është një situatë frustuese, jemi nervozuar tepër, por shpresoj se ne do t’ia dalim në ndeshjen kthyese”, deklaroi Carvajal. /Telegrafi/