Telegrafi

Carvajal e konsideron të dështuar sezonin e tij

Dani Carvajal (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Dani Carvajal konsideron se sezoni 2018/2019 ka pasur më shumë pikë negative për të sesa momente pozitive.

Real Madridi është jashtë secilës garë këtë edicion dhe natyrisht se i gjithë sezoni mund të konsiderohet si pasuksesshëm kur është fjala për një klub aq të madh.

Daniel Carvajal dhe Lionel Messi (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Askush nga ne nuk ka qenë në formën më të mirë. Jemi bashkë për shumë vite dhe e njohim njëri-tjetrin. Ky ka qenë çelësi i suksesit, (por) këtë vit nuk kemi luftuar për asgjë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dani Carvajal

“Ata që duhet t’i fitojnë ndeshjet janë lojtarët”, ka thënë Carvajal në një intervistë për Marca.

Ndërsa kur është kërkuar që ta notojë veten, ai është shprehur: “Do t’ia jepja vetes një katërsh, një dështim. Po shkoj me pozitën në të cilën gjendet ekipi dhe nuk i kemi bërë gjërat si duhet”. /Telegrafi/