Dani Carvajal ka komentuar shtimin e Kylian Mbappes në skuadrën e Real Madridit dhe sesi trajneri tani duhet të përshtatet me të gjithë talentin në skuadër.
“Ka qenë një ndryshim i rëndësishëm pasi Toni Kroos, Nacho dhe Joselu u larguan nga ne”, deklaroi kapiteni i Los Blancos.
“Me ardhjen e Kylian, trajneri duhet të përshtatet me të gjithë lojtarët e mëdhenj që kemi”.
“Në Mallorca dhe Las Palmas (ndeshjet e Madridit barazuan 1-1 muajin e kaluar), na mungonte pak vazhdimësia në lojën tonë, por ne do të arrijmë atje”.
“Ditën tjetër kundër Real Betis (një fitore 2-0), skuadra tregoi shenja të mira, ne luajtëm një lojë mjaft të kompletuar dhe tani e tutje, pas pushimit ndërkombëtar, do të bashkojmë të gjitha pjesët e enigmës”, ka shtuar më tej Carvajal.
Carlo Ancelotti tashmë është duke e shijuar një pushim të shkurtër, pasi janë duke u zhvilluar ndeshjet me kombëtaret, andaj do të ketë kohë të mendojë për strategji të reja. /Telegrafi/