“Kemi arritur marrëveshje me Bryce Cartright dhe ky do të jetë përforcimi i fundit i skuadrës sonë”, deklaroi Hoxha. Ai gjithashtu foli edhe për synimet e skuadrës së tij duke thënë se kërkojnë pozitën e katërt.
“Padyshim që synimi ynë është të përfundojmë në vendin e katërt edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë pasi tashmë të gjitha skuadra janë përforcuar dhe do të kërkojnë të hyjnë në katërshe”, përfundoi Hoxha.
Nga ana tjetër, organizatori Cartright, tha se ndjehet si në shtëpinë e tij. “Ambienti është shumë i mirë, jam duke u ndjerë si në shtëpinë time. Unë do të jap maksimumin nga vetja ime, që të ndihmojë skuadrën time të arrijë synimet”, theksoi Cartright. Të kujtojmë se RTV 21, sezonin e kaluar u mposht në gjysmëfinale të ‘play-offit’ nga Peja 2:0 me ndeshje. /Tribuna/Telegrafi/