Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj opozitës pas disa shkrimeve të botuara online në të përditshmen amerikane “Washington Times”.
Aty bëhen akuza të forta për mënyrën se si ambasadori amerikan Donald Lu punoi kundër Presidentit Trump për shkak të lidhjeve që kishte me miliarderin George Soros.
Në një tjetër shkrim thuhet se Vettingu po zhduk kundërshtarët politikë të Edi Ramës në sistemin e drejtësisë dhe po i jep atij fuqi absolute. Sërish në prapaskenë vendoset Soros dhe fondacioni i tij në Shqipëri.
Duket se shkrime të tilla i kanë prishur Ramës qetësinë e mbrëmjes në breg të detit në vilën qeveritare të Vlorës.
Në një postim në rrjetet sociale kreu i qeverisë thotë se “shkrime të tilla janë të paguara nga opozita që e akuzon nga dritarja e shtëpisë publike”.
“Paguani paguani artikuj nëpër botë kundër Vetingut! Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni Reformën në Drejtësi! Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike! Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë s’e s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë #Derinëfund”, – shkruan Rama. /LAPSI.AL/