Site icon Telegrafi

‘Çarten’ serbët: Për shqiptarët FIFA vendos pozitivisht, për Bojanin jo

Duket që Serbia akoma nuk e ka përtypur humbjen e saj përballë njohjes ndërkombëtare të Kosovës, veçanërisht pas pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në FIFA dhe UEFA.

Në një shkrim të botuar në të përditshmen alo.rs, tregohet transferimi i lojtarëve shqiptarë në Kosovë, pasi disa kohë më parë kanë qenë të aktivizuar në shtete tjera.

“FIFA vendos brenda natës për lojtarët e Kosovës, ndërsa nuk lejon Boban Krtic të luajë për Serbinë,” e titullon shkrimin alo.rs.

“FIFA pasi theu ligjin për pranimin e Kosovës, tani nuk lejon që lojtari i Stoke City, Bojan Krkic të përfaqësojë Serbinë,” e përfundon shkrimin media serbe.

Ata harrojnë se Kosova është pranuar në FIFA përpara katër muajsh dhe se në momentin kur Bojan zgjodhi para tetëvitesh Spanjën, Serbia ishte pjesë e UEFA dhe FIFA.

Exit mobile version