Një ekip në “Euro 2016”, vetëm për pjesëmarrjen në këtë turne ka fituar më shumë të ardhura (8 milionë euro) se ekipi kampion i “Copa America Centenario”, Kili (6 milionë euro).
Këtij fakti i është bërë jehonë në mediat ndërkombëtare, e sidomos ato kiliane.
Disa prej të cilave shkruajnë se skuadrat më të dobëta në Euro 2016, duke cilësuar të tillë edhe Shqipërinë, kanë fituar më shumë se kampionia e Amerikës.
Ueb faqja kiliane adnradio.cl, shkruan se 6 milionë euro që mori Kili nga fitorja e trofeut, janë shumë pak krahasuar me shumën që morën “Ukraina dhe Shqipëria, dy nga ekipet më të dobëta në Euro 2016 në Francë”.
Ndërsa, AS në edicionin kilen shkruan se, Shqipëria, një skuadër debutuese në evropian, mori 9 milion euro, edhe pse u eliminua në fazën e grupeve me vetëm një triumf ndaj Rumanisë.
Cilësimi i Shqipërisë si një nga skuadrat më dobëta të turnet nga media kiliane duket disi i çuditshëm, duke pasur parasysh se ekspertë të nivelit ndërkombëtar të futbollit kanë vlerësuar performancën e Shqipërisë në evropianin e Francës.