Telegrafi

Carrizo pret penalltinë, shpëton Interin (Video)

Sparta Praga ka pasur mundësi ideale për të kaluar në epërsi ndaj Interit.

Skuadra çeke ka humbur penalltinë, duke humbur edhe mundësinë për 2-1.

Ishte sulmuesi Borek Dockal, i cili goditi penalltinë, por që iu mohua goli nga portieri Juan Carrizo.

Penalltia u ekzekutua në minutën e 65-të, teksa u shkaktua nga Marco Andreolli. /Telegrafi/