Telegrafi

Carrick përfundon ndeshjen në nder të tij me një super gol, përmbledhje e takimit të legjendave (Foto/Video)

Ndeshja që Manchester Unitedi e organizoi në nder të Michael Carrickut për 11 vitet e kaluara në klub ka përfunduar në paqe.

Skuadra e Man Utd e vitit 2008, ku ishte pjesë edhe Carrick barazoi me rezultat 2-2 ndaj ‘Yjeve të Michael Carrick’.

Ferguson ishte trajner në këtë takim

Në skuadrën e legjendës së Djajve të Kuq ishin të ftuar: Edwin van der Sar, Gary Neville, Wes Brown, Rio Ferdinand, Nemanja Vidic, Mikael Silvestre, Patrice Evra, Michael Carrick, Paul Scholes, Ryan Giggs, Ji-sung Park, Owen Hargreaves, Anderson (i lënduar), Darren Fletcher, Wayne Rooney, Louis Saha, Dimitar Berbatov.

Kurse në atë të ‘Yjeve të Michael Carrick’: Shay Given, Phil Neville, Michel Salgado, Jamie Carragher, John Terry, Eric Abidal, Joan Capdevila, Steven Gerrard, Frank Lampard, Marcos Senna, Gaizka Mendieta, Clarence Seedorf, Damien Duff, Richard Garcia, Michael Owen, Robbie Keane, Eidur Gudjohnsen.

Vlen të theksohet se Gerrard dhe Lampard nuk morën pjesë për shkak të lëndimit.

Ndërsa formacionet startuese ishin:

Man United XI: Van der Sar; Brown, Ferdinand, Vidic, Evra; Fletcher, Scholes, Carrick; Park, Rooney, Giggs.

All-Stars XI: Given; Salgado, Carragher, Terry, Abidal; Senna, Seedorf, Mendieta, Duff; Keane, Owen.

Takimi u luajt nën masa të mëdha sigurie nga policia e Mançesterit.

Mendieta kaloi në epërsi yjet në Old Trafford në minutën e 22-të me një gol të bukur brenda zonës së rreptësisë.

Pas gjashtë minutash shënoi Vidic me kokë dhe barazoi rezultatin në 1-1 dhe skuadrat shkuan në pushim me barazim.

Në minutën e 62-të yjet kaluan edhe një herë në epërsi, por ketë herë me golin e Keane pas një aksioni të bukur.

Por, në minutën e 82-të Carrick barazoi rezultatin në 2-2 me një gol të bukur, e gjitha kjo pas asistimit nga Rooney. /Telegrafi/