Telegrafi

Carrey barti arkivolin e të dashurës së ndjerë dhe qau (Foto)

Ish-e dashura e Jim Carreyt, Cathriona White, e cila javë më parë kreu vetëvrasje, është varrosur ë vendlindjen e saj në Irlandë.

Në ceremoninë e varrimit ishte i pranishëm edhe aktori amerikan, i cili e ka mbajtur arkivolin dhe nuk ka mundur të përmbahet nga emocionet.

Cathriona u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Los Angeles më 28 shtator, ndërsa dyshohet se është mbidozuar me barna.

Ajo kishte shkruar një notë lamtumirëse, ndërsa aty shkruante edhe për Carreyn, me të cilin ishte ndarë për të disatën herë.

Aktori ka qenë për tre vite në lidhje me White, ndërsa vetëm pak ditë para vetëvrasjes së saj, ata ishin ndarë. /Telegrafi/