Telegrafi

Carrera: Do të ishte nder ta drejtoja Juventusin

(Foto: Getty Images)

Trajneri i Spartak Moskës, Massimo Carrera, ka thënë se do të ishte i nderuar po të ishte trajner i Juventusit, mirëpo nuk pret që Massimiliano Allegri të largohet.

Italiani ka qenë asistent i Antonio Contes te Zonja e Vjetër dhe për disa javë e drejtoi skuadrën gjatë kohës sa Conte ishte i pezulluar.

(Foto: Getty Images)

Në vitin 2016, ai mori drejtimin e klubit rus dhe e ka fituar ligën e atjeshme, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2019.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Juventusin

“Si një juventin, do të ishte një nder që të isha trajner i Juventusit”, ka thënë Carrera për Mediaset Premium.

“E kam shijuar paksa me Conten, por mendoj se sot Bianconerët kanë një trajner të shkëlqyer dhe nuk do t’i ndajnë rrugët me Allegrin”, ka shtuar ai.

(Foto: Getty Images)

Gjatë karrierës si futbollist, 54-vjeçari ka qenë mbrojtës, ndërsa ka luajtur për bardhezinjtë ka luajtur gjatë viteve 1991-1996.

Atalanta dhe Napoli janë klubet tjera për të cilat Carrera ka luajtur si futbollist. /Telegrafi/