Telegrafi

Carrefour paralajmëroi zgjerimin në Ballkan

Zinxhiri francez i supermarketeve “Carrefour” paralajmëroi se planifikon të hapë supermarkete edhe në Ballkan.

Përfaqësuesit e kompanisë për gazetën serbe "24 orë", kanë deklaruar se drejtuesit e “Carrefour” kanë vendosur të themelojnë kompani të përbashkët me kompaninë greke “Marinopulos” që i përfaqëson në Greqi.

Kompania “Carrefour” ekziston tashmë 40 vjet dhe në këtë moment është zinxhiri më i madh i supermarketeve në Evropë dhe i dyti sipas madhësisë në botë, me 495.000 të punësuar dhe 15.500 shitore në 35 vende.