Site icon Telegrafi

Carrasco i shënoi gol të bukur Barcelonës, por edhe më i bukur është ai i barazimit nga Jordi Alba

Atletico Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Barcelonës në derbin që po luhet në kuadër të javës së 23-të në La Liga.

Por, Blaugranasit ishin të shpejtë, duke i barazuar shifrat në 1-1 pas vetëm një minutë.

Fillimisht, pas vetëm nëntë minutash lojë, Los Cholchoneros kaluan në epërsi në Camp Nou.

Luis Suarez e gjeti për mrekulli Yannick Carrascon, që arriti të shënojë me lehtësi në portën e Barcelonës.

Pas vetëm një minute, Dani Alves e shërbeu mjaftë mirë Jordi Alban, që me një goditje volej, e mposhti Jan Oblakun. /Telegrafi/

https://twitter.com/bestlive91/status/1490346015748153348

https://twitter.com/lapulgafreak/status/1490346684148293636

Exit mobile version