Yannick Ferreira Carrasco do të largohet nga Atletico Madrid qysh në afatin kalimtar të janarit.
Anësori belg ka kaluar gjashtë vite te Atletico Madrid në dy periudha të ndryshme kohore, fillimisht nga 2015 deri më 2018 dhe nga 2020 deri tani.
Megjithatë largimi i tij duket i pashmangshëm nga Wanda Metropolitano pasi ai po ndihet i mashtruar nga drejtuesit e klubit madrilen.
29-vjeçari ka kontratë me Los Colchoneros deri në verën e vitit 2024 dhe ai ka mbetur i zhgënjyer nga drejtuesit e klubit që nuk i është ofruar rinovimi.
Marca ka raportuar se lojtari ka kërkuar largimin nga klubi në afatin kalimtar të janarit pasi nuk dëshiron të luaj më për Atleticon.
E ardhmja e lojtarit duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier, ku dy skuadrat Newcastle United dhe Manchester United kanë shprehur interesim për transferimin e tij.
Reprezentuesi belg ka një klauzolë largimi prej 60 milionë euro, por Atletico është gati ta lejoj atë të largohet në janar edhe nëse vije një ofertë prej 40 milionë eurove. /Telegrafi/