Telegrafi

Carrasco, Fonte dhe Gaitan debutojnë në ligën kineze duke humbur 8-0 nga skuadra e Hulkit dhe Oscarit

Foto: Pro:Direct Soccer - Twitter

Aventura e Yannick Carrasco, Nicolas Gaitan dhe Jose Fonte në Kinë ka filluar në mënyrën më të keqe të mundshme.

Ata në debutimin me Dalian Yifang kanë humbur me rezultat 8-0 nga Shanghai SIPG në ditën hapëse të Super Ligës së Kinës.

Skuadra startuese e Dalian Yifang (Foto: Pro Direct Soccer – Twitter)

Treshja e cila erdhën më shumë bujë u turpëruan nga skuadra kundërshtare e cila drejtohet nga treshja braziliane Oscar, Hullk dhe Ederson.

I pari shënoi het-trik, i dyti një gol nga pika e bardhë, ndërsa të tjerët Wu Lei (het-trik) dhe Wenjum Lu.

Skuadra startues e Shanghai SIPG (Foto: Pro Direct Soccer – Twitter)

Carrasco dhe Gaitan u transferuan ditë më parë nga Atletico Madridi, kurse mbrojtësi Fonte nga West Hami.

Hulke duke e festuar golin (Foto: Pro Direct Soccer – Twitter)

Por, asnjëri nga këta duket se nuk ka gjetur vetën në skuadrën e re.

Oscar duke festuar një nga golat e tij (Foto: Pro Direct Soccer – Twitter)

Më e keqja është se skuadra Dalian Yifang nuk arriti të gjuajë asnjëherë në portë për 90 minuta. /Telegrafi/