Aventura e Yannick Carrasco, Nicolas Gaitan dhe Jose Fonte në Kinë ka filluar në mënyrën më të keqe të mundshme.
Ata në debutimin me Dalian Yifang kanë humbur me rezultat 8-0 nga Shanghai SIPG në ditën hapëse të Super Ligës së Kinës.
Treshja e cila erdhën më shumë bujë u turpëruan nga skuadra kundërshtare e cila drejtohet nga treshja braziliane Oscar, Hullk dhe Ederson.
I pari shënoi het-trik, i dyti një gol nga pika e bardhë, ndërsa të tjerët Wu Lei (het-trik) dhe Wenjum Lu.
Carrasco dhe Gaitan u transferuan ditë më parë nga Atletico Madridi, kurse mbrojtësi Fonte nga West Hami.
Por, asnjëri nga këta duket se nuk ka gjetur vetën në skuadrën e re.
Më e keqja është se skuadra Dalian Yifang nuk arriti të gjuajë asnjëherë në portë për 90 minuta. /Telegrafi/